Banoret mblidhen te gjithe ne dhomen e gjumit dhe vazhdojne qe te kercejne edhe aty. Edi perpiqet qe te fleje, por djemte e tjere kendojne me ze te larte dhe kercejne zhurmshem. Gjate kesaj kohe ata ngacmojne njeri-tjetrin me shaka dhe sidomos djemte i hedhin kunjat e zakonshme Gertes per veshjet e saj te shtrenjta.
Djemte fillojne te lagen edhe me uje dhe te kercejne ne menyre shume energjike. Ata organizojne edhe lojra gjate kercimit ku nje nder to eshte edhe Arberi i cili shtrihet mbi nje carcaf qe banoret e tjere mbajne dhe e hedhin perpjete disa here me radhe. E ndersa djemte kercejne e lagen me uje duke kenduar me ze te larte, njoftohen se tashme kane ardhur produktet qe porositen me buxhetin e javes. Keshtu ardhja e buxhetit i jep fund “cmendurise” se tyre. te gjithe banoret dalin dhe merren me sistemimin e buxhetin.
Nje pjese e banoreve shqetesohen me shume per cigaret dhe merren me numerimin dhe ndarjen e cigareve. Erioni ben nje gje te tille dhe gjate kesaj kohe lind nje debat i forte mes tij dhe Gracianos. E ndersa Erioni po numeron cigaret, Graciano i shkon prane dhe i thote “c’ishte ajo mo shoku, ke marre me shume cigare ti?” dhe Erioni i pergjigjet “po kam marre”. Graciano me pas i thote se ai duhet t’ia thoshte kete gje atij me pare dhe Erioni i thote se do ta bente me vone.
Erioni i thote Gracianos se kete gje ai do t’ia thoshte me pas dhe kur ata te mos kene me cigare, ai do t’i ndaje cigaret me pjesen tjeter te banoreve. Graciano i thote “ edhe ti je duke na fut thike pas shpine” dhe ngre zerin dhe Erioni i kerkon qe te mos debatojne si femije. Graciano i thote se nuk ka pse te bertase sepse ai kete donte te sqaronte kete gje me te. Gracianos i vjen inat se perse Erioni ia tregoi nje gje te tille Ermalit dhe nuk ia tregoi atij.
Erioni i kerkon Gracianos qe t’i mbaje ai cigaret qe ka teper, por Graciano nuk pranon dhe i thote se Erioni po mundohet qe ta perdore ate ne menyre qe kur te tjeret te debatojne per kete, ai ta akuzoje edhe Gracianon si bashkepunetor. Keshtu debati i tyre merr permasa me te medha dhe ata fillojne qe te akuzojne njeri-tjetrin per fshehjen e cigareve dhe produkteve te tjera.