Erioni kujton nje klip, qe eshte shfaqur gjate spektaklit, ku Edgari ka folur per Erionin ne lidhje me Klaudjan dhe ndryshimin tij pas daljes se saj. Ai e pyet, duke kerkuar me teper sqarime rreth opinionit te tij. Edgari mendon se ka qene Klaudja ajo qe e instruktonte dhe me daljen e saj ka vene re luhatje ne karakterin e Erionit. Erioni i shpjegon se prezenca apo mungesa e Klaudjas nuk ndikon ne temperamentin e tij dhe i kerkon qe keto fjale te mos i degjoje me nga ai. Erioni i shpjegon se nuk ka dashur qe te behet protagonist qe ne fillim, sepse nuk kerkon qe te afrohet kaq shpejt, por gjithcka do te vije ne rritje, ne javet ne vazhdim. Ai permend surprizen qe Vellai i Madh i ka bere me te atin, duke thene se i ka bere pershtypje nje fjale e te atit, ku i ka thene: “clirohu pak!”.
Pak me vone, ndersa disa nga banoret kane shkuar per te fjetur, disa te tjere qendrojne ne dhomen e ndenjes, duke diskutuat per jeten e perditshme jashte Big Brother-it me njeri-tjetrin. Erioni shkon ne kuzhine dhe gatuan krepa per banoret, te cilet jane shprehur se kane uri.
Liami bisedon me Arbrin e Gerten, ndersa pak me vone atje shkon edhe Erioni. Pasi bejne shaka ne lidhje me nje marredhenie ne cift qe mund te krijohet mes Gertes e Arbrit, banoret flasin per Genten me vone. Liami i sugjeron banoret qe te mos i japin rendesi asaj, pasi pa shfaqet hapur qe fiton pozicion me intrigat qe ben. “Lere ne qetesi sepse vetem ashtu humbet ajo”, i keshillon Liami.