Genta per Liamin “nena e mashtrimit”

Pasi ekzekutojne proven e tyre, djemte futen brenda dhe lajmerojne vajzat se tashme ka ardhur koha qe ato te dalin ne fushen e lojrave. Vajzat duhet te shenojne kosha duke u hedhur gjate gjithe kohes ne disa susta te cilat jane vendosur perballe koshit. Prova e tyre fillon dhe mbaron me renien e gongut. Me te suksesshme ne shenimin e koshave jane Lorena dhe Franceska. Pas proves vajzat futen ne dhomen e ndenjes dhe fillojne te bisedojne bashke me djemte.

Genta fillon qe te ngacmoje Liamin per kemben qe ai ka lenduar gjate lojes. Ajo i thote se duket si kembe top-modeli dhe Liami i kerkon qe te mos flase per kemben e tij sepse nuk deshiron qe te shqetesohen familjaret e tij jashte. Genta i thote se ajo prandaj po shprehet ne ate menyre qe te lere te kuptohet se Liami nuk ka asnje lendim serioz dhe te afermit e tij nuk kane pse te shqetesohen.

Perpara banoreve del Edgari i cili drejtohet per ne oborr per te pire cigare. Liami i drejtohet Gentes me ironi, ne menyre qe te degjoje edhe Edi. Ai i thote “keshtu jeni ju, hiqeni si te mire, por jeni korrat e mashtruesve” Genta i pergjigjet “kush flet, nena e mashtruesit, te kam pyetur Nga 1-shi deri te10-ta sa mashtrues je? dhe me ke thene 9-te”. Me pas Genta fillon te shkembeje ironi dhe ofendime me Arbrin.