Franceska dhe Ermali shkojne ne dhomen e gjumit dhe qendrojne afer njeri-tjetrit, duke u puthur dhe u perqafuar me njeri-tjetrin, ndersa Gerta shkon afer Liamit dhe i tregon atij per debatin qe ka bere me Francesken. “eshte ajo qe ben koketen me te gjithe, nuk e bej une”, shprehet Gerta. Liami mendon se Franceska eshte shume e re dhe shume gjera duhet te mos i merren parasysh. Pak me vone atje shkon Grandiola dhe te tre diskutojne lidhur me akuzen e Franceskes ndaj Gertes. Gerta thote se Franceska eshte xheloze ndaj Ermalit dhe ka frike se mos Gerta ndikon qe Ermali te lere Francesken dhe te lidhet me te. Ajo thekson se nese do ta kishte si qellim kete, mund t’;ia dilte, por eshte dicka qe nuk i intereson. Liami mendon se kjo pasiguri te Franceska vjen per faktin qe nuk e njeh mire Ermalin.
Ne kopsht ndodhet Erioni, Dritani dhe Graciano. Ky i fundit mendon se Erioni eshte shume pasiv dhe se nuk po ben gje ne shtepi e ia thote kete gje Erionit, ndersa ai shprehet se nuk pranon keshilla lidhur me sjelljen e tij ne shtepine e Big Brother nga askush. Graciano e quan egoist, per faktin se nuk i shikon ne aspektin pozitiv keshillat e tij. Ai shton se nese Erioni do t’i jepte atij keshilla, ai do t’i vleresonte.