“Si lindi debati per origjinen e Liamit?” Komente te tij dhe vajzave

Djemte dalin ne fushen e lojrave dhe vazhdojne qe te merren me proven javore, ndersa vajzat dhe Liami shkojne ne dhomen e gjumit. Liami eshte i acaruar nga debati qe ai pati me Edin dhe thote se Edi po tregon racizem kundrejt tij.

Liami u tregon vajzave se disa here ndersa ka debatuar me Edin, ai i ka thene se Liami ia ka gjithcka me hile, me tendence dhe kjo eshte karakteristike e cameve. Liami per kete thote se Edi e ofendon shpesh nga origjina, ndersa Edi eshte justifikuar duke thene se nje gje te tille e thone te gjithe shqiptaret, ashtu sikurse thone se gjirokastritet jane koprrace.

Liami thote se Edi po e gjykon nga ana e origjines dhe sipas tij ky eshte racizem dhe ka per te zgjuar reagimin e shume cameve. Liami thote “mezi pres te vije e shtuna dhe ta shohi Edi se si kane per te reaguar shqiptaret per kete”. Gladiola i thote se ky eshte nje paragjykim, sigurisht i gabuar, por nuk eshte racizem, ndersa Franceska i jep te drejte Liamit. Liami vazhdon te perserise disa shprehje ofenduese kundrejt Edit dhe vajzat komentojne duke thene se shprehjet e Edit jane te gabuara. Te gjitha, bashke me Liamin ne kete pike e quajne Edin si njeri te paedukate dhe sjelljen e tij jo te hijshme.