Fillimi i aventures Big Brother

Nje pjese e konkurenteve ndodhen ne oborrin e shtepise dhe bisedojne duke ngacmuar njeri-tjetrin. Ndersa nje pjese tjeter ndodhen ne kuzhine duke u marre me gatimin e drekes.

Graciano vazhdon te imitoje Genten e cila eshte e pranishme aty duke bere qe te tjeret te qeshin. Edhe Gentjana nga ana tjeter imiton Gracianon duke perdorur disa shprehje tipike te tij. Duke u ngacmuar, ata fillojne te kujtojne momentet e hyrjes ne shtepine e Big brother. Graciano imiton Genten ne momentin e startimit te edicionit kur Arbana prezantoi Genten si banorja e pare e BB5. Gentjana imiton Metin dhe fillon te kujtoje momentet e para te futjes se gjithe konkurenteve ne shtepi. “Une ju prita te gjitheve duke ju uruar mireseardhjen” thote Genta. Graciano dhe Anila ia kthejne me ironi “shyqyr qe te kishim ty. Tu shtofte jeta! Marrsh dite nga ditet tona ne Big Brother” thone ata duke folur si Genta.
Lexo postimin e plote

Thashetheme e tallje per Arjolen

Arjola eshte zgjuar dhe pas nje fare kohe shkon ne kuzhine dhe bashkohet ne bisedat e konkurenteve te tjere. Ne dhomen e gjumit jane zgjuar te gjithe dhe fillojne thashethemet edhe aty.

Albulena, Graciano dhe Anila qendrojne prane njeri-tjetrit dhe fillojne te flasin per Arjolen. Duket se ata nuk e pelqejne Arjolen ne menyren se si flet ajo. Albulena fillon ta imitoje dhe Graciano e Anila qeshin me te madhe. Te tre tallen me menyren se si flet e sillet Arjola. Albulena nis t’i tregoje edhe per nje zenke ne menyre ironike te saj me Arjolen. Ajo thote se gjate darkes ishte duke e imituar Arjolen ne te folur dhe mimike ne prani te saj. Arjola e kishte pare deri ne fund dhe me pas i kishte thene “Lena pervecse je e bukur, imiton dhe shume bukur”. Albulena thote nje pjese te fjaleve nuk ia kishte kuptuar, ndersa Graciano dhe Anila thone se Arjola kerkon gjithmone shkak qe te debatoje me te tjeret.
Lexo postimin e plote

Prova vazhdon, te tjeret argetohen

Meti, Ermali dhe Elvisi vazhdojne proven kundrejt Gentjanes. Nje pjese e konkurenteve qendrojne ne dhomen e ndenjes dhe bisedojne per gjera te ndryshme. Ata flasin per vendet ku jetojne, punen dhe diskutojne tema te tjera te rendesishme.

Nje pjese tjeter e tyre mundohen te argetohen ne menyra te ndryshme. Keshtu pasi Genta dhe Ermali perfundojne proven ne pishine fillojne te lahen konkurete te tjere.
Lexo postimin e plote

Big Brother Albania 5 nis te shtunen

Reality shou me i ndjekur shqiptar Big Brother Albania, edicioni i 5-te do te filloj te shtunen me 18 shkurt 2012.

Organizuar prap nga Top Media, pervec dy kanaleve te dedikuar per kete shou Big Brother 1 dhe Big Brother 2 te platformes Digitalb, spektaklet e te shtuneve mund t’i shikoni ne Top Channel.

Dretjuese e spektaklit prap do te jete e dashura juaj Arbana Osmani.