Arbana komunikon emrin e banorit qe duhet te largohet nga shtepia naten e sotme, mes Erionit e Franceskes nje jave para finales, e ai eshte: Erioni.
Se fundi, Arbana shprehet se do te flasim per finalen. Askush nuk e di se sa banore do te shkojne ne finalen e madhe te 26 majit. Banoret kane aluduar gjate gjithe kesaj jave per kete fakt, e eshte koha per ta sqaruar nje here e mire tani. Arbana kerkon lidhje me shtepine e flet me banoret, duke i thene se ata ende nuk jane finaliste te konfirmuar te ketij edicioni pasi te shkosh ne finale nuk eshte kaq e thjeshte.
Arbana fton banoret te shohin ne monitor, ku shfaqet nje zarf i kuq ne lexhio. Ai zarf ka nje njoftim shume te rendesishem qe lidhet me qendrimin e tyre ne finale. Secili prej tyre do te thote ne dhomen e rrefimit 2 emra te banoreve qe nuk i duan ne finale.
Continue reading