Ermali bashke me dy djemte Gracianon dhe Tanin shkojne ne dhomen e gjumit dhe aty fillon perseri diskutimi qe ata ben jashte. Dritani dhe grupi tjeter mendojne se Gracianon e kane nxjerre ne nominim pikerisht banoret me te cilet ai rri me shume, por ata nuk e pranojne kete dhe thone secili se ke kane nominuar sidomos perpara dy javeve. Arber eshte i vetmi qe i thote Gracianos se ai eshte nje nder personat qe e ka nominuar perpara dy javesh, madje ka nominuar edhe Tanin. Ermali i thote Tanit se menyra se si ai e ka thene kete gje eshte shume naive sepse e ben vetem per te percare grupin kundershtar pasi pas dy javesh thote se grupi i tij nuk e kane nominuar Gracianon. Arber mbron Ermalin ne nje fare menyre dhe thote se kur ne nominim kane dale me shume se dy banore, ata mund te kene marre edhe vetem dy vota.
Continue reading
Tag Archives: big brother albania 5 ermali
Ermali e Gerta, zenke; Tani-Gentes: “Grupi yt po ta heq vizen”
Banoret qendrojne ne sallon duke biseduar, ku shprehen se pertojne te levizin neper shtepi nga pengesat e litareve, pasi ato ia bejne me te veshtire levizjen. Franceska ne anen tjeter, ankohet per zhurmat gjate nates, ku disa nga banoret kane bere dush ne oret e para te mengjesit e Gentes i thote se fliste me ze shume te larte. Ermali komenton Arbrin, duke thene se ai vonohet shume per t’u bere gati ne mengjes, e Erioni shton se me shume vonon Arbri se Gerta per t’u veshur.
Continue reading
Ermali u dikton banoreve: “Mos e mbeshtesni Gerten”; Thurin plan per te sulmuar Arbrin
Banoret ne dhomen e gjumit, Ermali, Franceska, Erioni dhe Genta japin mendimin tyre duke komentuar debatin qe ka ndodhur midis te gjitheve ne kopsht. Ata fillojne te komentojne Gerten, duke kujtuar menyren se si ajo ka hyre ne shtepi dhe qendrimin qe po mban brenda shtepise. Ermali i keshillon banoret qe te mos i qendrojne afer Gertes e te mos e mbeshtesin ate. Kete gje ai ia ve ne dukje Franceskes sidomos, e cila i ka qendruar afer Gertes e i ka thene se ajo nuk eshte duke u sjelle keq. Ai thote se banoret nuk kane se ku ta sulmojne tjeter vec faktit se ai nervozohet dhe flet me fjalor te piset. Ata thurin plan qe t’ia vene ne dukje Arbrit faktin qe ka thene se sivjet do ta fitoje nje banor nga Kosova dhe faktin qe paragjykon fshatin, pasi ia ka thene Gentes disa here kete gje.
Continue reading
Ermali-Gerit “Nga kurrizi i tjetrit, vetem nje luge qull ha”;-Ngacmojne Gerin, Arber e Tani s’e mbrojne
Banoret ndersa ndodhen jashte ngacmohen me ironi. Gerta pret thonjte dhe Ermali i thote “nuk priten thonjte naten dhe jashte, sepse sjell ters”. Gerta kujton se ai po e ironizon per eliminimin dhe i thote “po, ters le te veje”. Franceska i thote Gertes se Ermali nuk po e ngacmonte, por tha nje gje qe e thone te gjithe. Me pas Ermali i ngacmon me ironi dhe thote “keta e kane vendosur, neser do dali Ola e Graciano, kane vene dhe bast per kete”. Gerta i pergjigjet “kush ju tha qe kemi vene bast?” dhe Franceska ia kthen “s’di gje une, merruni vesh nga goja e kujt ka dale”.
Ermali pyet Arbrin “kush mendon se do dali neser” dhe Arber i pergjigjet “Geri dhe Tani mendoj une” dhe Ermali ia kthen “ou po lozni handikap keshtu”. Arber qesh e i ben Ermalit te njejten pyetje. Arber qesh dhe i ben te njejten pyetje Ermalit i cili i pergjigjet “une e kam thene Tani dhe Ola” dhe pas kesaj Arber i dertohet Erionit “Erionin” duke pritur qe edhe ai t’i jape nje pergjigje per te njejten pyetje. Erioni acarohet nga pyetja dhe i thote “po ti kush je? Arian Konomi qe pyet ashtu, s’dua te jap nje pergjigje”. Gerta nderhyn dhe pyet Francesken per te njejten gje.
Continue reading