Tag Archives: big brother albania 5 genta

Genta hamendeson per proven e fundit javore;-Eri “Kjo do te jete prova e parafundit”

Banoret dalin ne oborr dhe pasi kane perfunduar pastrimin e shtepise. Ata fillojne te bisedojne per gjera te ndryshme dhe ne nje moment Genta fillon te hamendesoje per proven e javes. Ajo thote se eshte kurioz te dije se cfare prove do te kene kete jave sepse sipas saj kjo eshte prova e fundit javore e Big Brother 5.

Erioni e kundershton dhe i thote “prova e parafundit, jo e fundit” e me pas shton “une kam pyetur, prandaj po them”. Genta thote se nese edhe javen e fundit do te kene prove javore, atehere kjo do te sherbeje si buxhet per Big Brother 6. Erioni i thote se ne proven e fundit nuk do te kete rendesi buxheti, por do te kete rendesi argetimi i banoreve.
Continue reading

Genta: “Fituesi mund te jete Arbri: “Franci: “Une mendoj se fiton Liami”

Biseda midis Franceskes, Gracianos e Gentes vazhdon ende. Ajo pyet Genten e me vone Gracianon, lidhur me eliminimin gjate spektaklit te njerit prej tyre. Genta thote se e ka shume te veshtire ta mendoje njerin jashte shtepise dhe se nuk ka asnje parandjenje lidhur me kete. “Nuk e ke idene se cfare ndjesie eshte, nuk e di se kush mund te dale”, shprehet Graciano. Ndersa Franceska mendon se mundesia per te dale njeri prej tyre eshte 50 per qind. Ndersa per Gerten, Franceska thote se mendon se do te vazhdoje te rrije gjate brenda shtepise, pasi ka qene shume aktive. “Te gjithe kemi qene aktive”, shprehet Genta. Franceska mendon se ajo ka shume pak kohe qe ka hyre dhe i ka mjaftuar per t’u pozicionuar. “Po te kishte ardhur qe ne fillim, mbase do te ishte shterur”, shprehet Franceska.
Continue reading

Genta-Ermalit: “O bariu im! Me thane qe jam delja jote”

Disa nga banoret, nder te cilet edhe Erioni, ndodhen ne kuzhine dhe kalojne kohen me qenin e Erionit. Ata jane te shqetesuar sepse qeni nuk eshte aq aktiv sa me pare dhe Erioni ndihet keq nga ky fakt. Pas pak atje shkon Ermali dhe Genta i therret: “O bariu im!”. Ajo thote se po e therret keshtu, pasi disa nga banoret (duke nenkuptuar Liamin), mendojne se ajo eshte “delja” e tij. Ermali e fajeson Genten per kete gje, pasi eshte ajo qe afrohet me banoret e grupit tjeter.
Continue reading

Genta komente per Tanin; Erioni e Graciano, ngacmime e ironi

Genta qendron me Gracianon ne oborr duke komentuar debatin qe ka bere me pare me Tanin. Ajo shprehet se me t’i kaluar inati, do sqarohet me Tanin, e thote per te se eshte shume i ulet. Graciano shprehet se Tani, Gerta e Erioni kane filluar ta acarojne shume me sjelljen e tyre.

Genta shkon prane Franceskes dhe e pyet nese ishte ne dijeni per fjalet qe Tani i ka thene e qe kane qene shkak per grindjen e tyre. Franceska pohon, e Genta habitet nga ky fakt e thote: “Ke per te pare se c’do ti bej”.
Continue reading