Tag Archives: edgari

Erioni perballet me Edgarin; Liami keshillon banoret: “Genten lereni ne qetesi, sepse ashtu humbet”

Erioni kujton nje klip, qe eshte shfaqur gjate spektaklit, ku Edgari ka folur per Erionin ne lidhje me Klaudjan dhe ndryshimin tij pas daljes se saj. Ai e pyet, duke kerkuar me teper sqarime rreth opinionit te tij. Edgari mendon se ka qene Klaudja ajo qe e instruktonte dhe me daljen e saj ka vene re luhatje ne karakterin e Erionit. Erioni i shpjegon se prezenca apo mungesa e Klaudjas nuk ndikon ne temperamentin e tij dhe i kerkon qe keto fjale te mos i degjoje me nga ai. Erioni i shpjegon se nuk ka dashur qe te behet protagonist qe ne fillim, sepse nuk kerkon qe te afrohet kaq shpejt, por gjithcka do te vije ne rritje, ne javet ne vazhdim. Ai permend surprizen qe Vellai i Madh i ka bere me te atin, duke thene se i ka bere pershtypje nje fjale e te atit, ku i ka thene: “clirohu pak!”.
Continue reading

Liami: “Edgari ka marre fund per mua”; Arbri: “Edi hyri si person me nivel, por s’ka kurrfare niveli”

Nderkohe, ne dhomen e ndenjes, banoret vazhdojne qe te praktikojne proven javore “Monopoli”, duke komentuar situatat qe i sjell loja. Pas disa minutash Graciano e shpall veten fitues te lojes, duke numeruar qytetet me te cilat ka fituar.

Arbri dhe Liami ndodhen ne dhomen e gjumit dhe fillojne te komentojne disa situata qe kane ndodhur midis banoreve ne shtepi. Sipas Arbrit Ermali nuk eshte shume protagonist dhe flet shume pak, ndersa Liami mendon se kete sjellje ia ka shkaktuar monotonia e lidhjes.
Continue reading

Genta e Edgari flasin per strategjite ne loje; Liami, bisede me Gerten e Grandiolen

Genta dhe Edgari vazhdojne bisedat mes tyre, duke folur per strategjine e lojes. Edgari thote se do arrije qe t’i sulmoje te gjithe banoret dhe se atje do te kuptoje nese ai banor ia vlen apo jo, duke pare menyren se si do te arrije qe te dale nga situata. Te dy banoret mendojne se do te krijohen grupe dhe do te kete lufte te eger mes banoreve, por besojne se ne fund do te fitojne vlerat.
Continue reading

Banoret-Gertes: “Je agresive”; Edgari: “Dhi e zgjebur, bishtin perpjete”

Disa nga banoret mblidhen ne sallon dhe fillojne te diskutojne me banoret e rinj lidhur me marredheniet me “te vjeterve” dhe “te rinjve”. Gerta perfaqeson banoret e rinj, duke thene se nuk jane ndier ngrohte ne shtepi dhe jane ndier te sulmuar nga banoret e vjeter. Ajo thote se ka pare ca veshtrime nga banoret qe nuk i kane pelqyer. “Mund t’i keni kerkuar ju keto veshtrime”, ia kthen Lorena. Biseda midis banoreve vazhdon per disa minuta, ku Gerta kerkon qe banoret e vjeter t’i mbaje afer, por ata mendojne se Gerta eshte treguar agresive dhe e ftohte me ta. Grandiola shprehet se nuk ka pare armiqesi te banoreve te vjeter kundrejt saj. “Ti je dhi e zgjebosur e bishtin perpjete”, i thote Edgari Gertes e me pas del jashte. Gerta perpiqet qe te gjeje nje kuptim per gjithe kete, ndersa Grandiola i thote se ajo ka qene pak agresive kur ka hyre ne shtepi. Liami i thote se ajo vertet e ka shprehur ate agresivitet qe ne pergjithesi i karakterizon shqiptaret, por duket sikur ajo i ben gjerat me tendence. Pasi banoret largohen, Gerta mbetet vetem me Grandilen, te cilat vazhdojne biseden ne qetesi me njera-tjetren, duke u sqaruar me qetesi e pa e ngritur zerin.