Eshte larguar per disa muaj nga jeta publike per te shijuar paksa jeten ndryshe larg mediave. Genta Gjalpi rrefen kete radhe arsyet e ketij largimi, cfare arriti mediatilkisht dhe cili eshte angazhimi i radhes. Cili eshte synimi i Gentes, a do ta shohim ate se shpejti ne ndonje televizion?
Genta, cili eshte angazhimi yt momentit?
Per momentin jam ne nje radio ne Korce, ne nje emision dy here ne jave, sa pa hic! Por po bej nje jete te qete dhe jam shume e lumtur per kete gje, jeten po e ndaj mes Tiranes dhe vendlindjes dhe ditet po ikin shume shpejt.
Ku eshte zhdukur Genta deri me tani, pse je terhequr nga jeta publike?
Ne fakt e kam zgjedhur vete (zhdukjen), pasi shpeshhere kane abuzuar me mua duke keqinterpretuar dhe fotot e mia me shoke apo fansa, duke lene nje imazh te keq per mua.
Mendon se e arrite ate qe deshiroje permes mediave?
Permes medias kam arritur dicka por jo gjithcka, megjithate fakti qe shpeshhere kerkohem neper gazeta dhe emisione, tregon se publiku me do akoma dhe ka interes per mua. Per momentin po le shpirtin ne palester me kujdes maksimal per veten time, ishalla do Zoti endrra ime per t’u bere pjese e televizionit me realizohet…
Eshte perfolur se je fejuar, si ecen lidhja e dashurise?
Nuk jam e fejuar, prej disa muajsh jam ne nje lidhje, ndihem shume mire me ate njeri, eshte i mrekullueshem. Lidhja ime shkon me se miri…
Ke fituar pune ne nje radio ne Korce si dhe ke nje plan se bashku me Liamin, mund te na tregosh me shume se per cfare behet fjale?
Te kjo radio kam punuar para se te hyja ne “Big Brother” dhe, meqe nuk kam per momentin asgje me te mire, u riktheva perseri. Kam marre ftese per nje show se bashku me Liamin dhe disa te tjere, do Zoti realizohet dhe te mos ngelet thjesht nje premtim, pasi “Big Brother Albania” nuk na dha asgje.
Blerand Rexhepi.
