Tag Archives: lorena

Gerta, e kercenuar nga banoret; Meti: “Genta s’di te beje gje tjeter vec thashethemeve”

Gerta, Grandiola dhe Lorena, jane duke biseduar me njera-tjetren lidhur me ngjarjet gjate jeteses ne shtepine e Big Brother. Gerta tregon nje situate ku ka debatuar me te gjithe banoret, pasi ka dashur qe te jape nje keshille dhe se kjo gje nuk i ka pelqyer aspak. Grandiola e keshillon, duke i thene se ajo duhet qe t’i kuptoje banoret qe kane qene aktualisht ne shtepi, sepse ata kane rreth nje muaj e gjysme brenda dhe se presioni i tyre eshte shume i madh, krahasuar me pjesen tjeter te banoreve qe kane vetem dy dite qe kane hyre. “Vendose pak veten ne pozicionin e tyre”, shprehet Grandiola. Gerta tregon disa situata ne lidhje me Francesken, ku tregon se nuk ka gjetur miqesine e saj. “Ajo hedh fjale kur kaloj une, madje qe diten e pare qe hyra, kur nuk me njihte ende”, shprehet Gerta. Gertes nuk i ka pelqyer as reagimi i Edgarit ne shume situata. Lorena ia sqaron njeren nga situatat, ku ka qene e pranishme edhe vete, duke i thene se Franceska foli ne ate menyre per Dritanin, pasi kishte pasur nje debat me te. “S’kane me ke merren tani dhe do te merren me banoret e rinj”, shprehet Gerta.
Continue reading

Dritani keshillon Lorenen qe t’i shpetoje nominimit

Banoret ndodhen prane oxhakut dhe bisedojne. Ne nje moment Gerta thote se banoret e tjere e shohin me frike sepse ajo sapo ka ardhur dhe i ka ndjekur nga jashte dhe duke i njohur me mire ka mundesine qe t’i sulmoje ne pikat e tyre te dobeta. Liami dhe Meti e kundershtojne menjehere. Ata i thone se ne kete pike ajo ka te drejte vetem kur thote se ka nje avantazh me shume sepse i njeh banoret duke i pare nga jashte, por nuk eshte aspak e vertete se ata e kane frike ate apo ndonje nga banoret e rinj sepse sjellja ne shtepi eshte ndryshe per kedo qe vjen nga jashte.
Continue reading

Edgari e Lorena: “Emocione pafund ne shtepine e BB”

Ndersa banoret kercejne me njeri-tjetrin me muziken ne sfond dhe atmosferen qe i ka krijuar Vellai i Madh ne kopsht, Edgari, Lorena e Meti rrine afer njeri-tjetrit, duke biseduar per nominimet. Edgarit do t’i kishte pelqyer qe te kishte qene ne nominim per kete jave, pasi thote se eshte testuar per dy jave dhe e ndien veten te forte, qe ka arritur te qendroje ende ne shtepi. Meti mendon se i ka mundesite 50% per te dale apo per te qendruar ne shtepi. Lorena i degjon djemte teksa flasin, por nuk merr pjese ne bisede. Ajo fillon qe te kerceje me muziken ne sfond, per te cilen eshte kujdesur Vellai i Madh.
Continue reading

Djemte praktikohen per proven; Lorena “PO” proves, tre here radhazi

Ne ekran shfaqet nje tjeter “PO” e thene nga Lorena. Ajo ka pranuar te haje dhe dy torta te tjera me piper dhe banoret e pergezojne per kurajon. Lori kafshon nje spec djeges nga te tortes dhe Edi e Meti i qendrojne prane duke e ndihmuar psikologjikisht ta superoje sa me lehte proven.

Nderkohe, Ermali, Arbri, Erioni, Liami e Graciano qendrojne ne kopesht duke u praktikuar per proven e te kercyerit, ku Graciano eshte koreografi i djemve.
Continue reading