Meti dhe Liami ndodhen ne sallon, duke diskutuar me njeri-tjetrin per spektaklin dhe per eliminimin Lorenes nga shtepia. Liami e ka shprehur edhe me pare deshiren per te qendruar Meti ne shtepi dhe per te dale Lorena. Ai thote se qendrimi i Lorenes nuk kishte rendesi dhe se ka ndodhur ajo qe duhet te ndodhte me daljen e saj. Ne momentin qe flasin atje shkon Dritani. Liami tregon se Dritani i ka kerkuar Liamit qe te mos e nominoje dhe i thote ne sy: “Ato lojera psikologjike mos mi bej mua”. Liami i ben te qarte se nuk e ka nominuar, duke i lene kohe qe ta njohe me teper dhe jo sepse i ka kerkuar ai qe te mos e nominonte. “Ti mbase mund te me kesh njohur mua nga jashte, por une ty nuk te njoh”, shprehet Liami.
Pas disa minutash ne heshtje, te cilat i sherben Dritanit per t’u menduar, i thote Liamit se nuk i eshte lutur qe te qendroje ne shtepi me tendence. “Cigaret me tendence i more”, shprehet Liami. Liami i kerkon qe te pakten kete gje duhet ta pranoje sepse ka menduar qe me cigare, mund te beje qe te tjeret te mos e nominojne. Dritani tregon se ka bere nje debat me Francesken e me Arbrin, e me pas thote: “Kush ka qene lab ketu, e ka fituar, se ne jemi me te zgjuar apo jo?”. Liami qesh dhe ia kthen: “Epo ti e paske ne tullum, dije se nuk ke per ta fituar”. Dritani i kerkon qe te mos ia marre fjalet ne kuptimin e keq.